Katër turistë japonezë në Venecia, pasi hëngrën në një restorant të zonës, paguan një faturë prej 1100 eurosh. Vakti përbëhej nga katër biftekë, një pjatë me peshk të pjekur në zgarë dhe ujë.
Një tjetër grup turistësh, kësaj here tre gra, paguan 350 euro për tre pjata me makarona me fruta deti. Nuk është e qartë ende nëse turistët refuzuan të paguanin ose jo, por dorëzuan një ankesë zyrtare në Bolonjë.
Kryebashkiaku u prononcua për ndodhitë në Twitter:
“Do ta ekzaminojmë këtë episod në ditët në vazhdim. Do të sigurohemi që ankesat janë të justifikuara. Nëse gjëra të tilla vazhdojnë dhe ndodhin, do t’i ndëshkojmë përgjegjësit.”
Nga ana tjetër, një zëdhënës për restorantin në fjalë tha për gazetarët se s’kishin “asnjë problem me klientët japonezë.”
1100 euro për katër biftekë? Bën mirë të ketë qenë kobe, rritur në Japoni me gjithë të mirat dhe therur në hënë të plotë.
Burimi: The Guardian