Cardi B jo vetëm që është kudo vajza e momentit, por arrin t’i zë vendin mbretëreshës së pop-it, Beyonce-s. Reperja është artistja e parë femër, e cila në listën e 10 këngëve më të mira Hip-Hop dhe R&B, rendit 5 të sajat. Një rekord të tillë më parë e mbante Beyonce, e cila kishte 4 këngë të saj në 10 më të mirat.
Cardi duket se është reperja e 3-të e cila ia del të arrijë deri këtu. 2 të parët ishin Drake dhe Kendrick Lamar. Bashkëpunimi me Bruno Mars-in në këngën “Finesse” ishte një ndihmë që 25-vjeçarja të arrinte kulmin.
Cardi, e cila emrin e vërtetë e ka Belcalis Almanzar fillimisht ishte striptiste, por më pas u bë e njohur falë pjesëmarrjes së saj në serialin ‘Love & Hip Hop: New York.”
E ndërsa tani, me shumë gjasa do ta njohim si vajzën e cila ia del t’ja kalojë Beyonce-s dora vetë!
Burimi: CNN