Në momentin që e solli foshnjën në shtëpi, Salma Parbin e dinte që ai nuk ishte fëmija i saj. Gjithashtu dinte që i shoqi s’do ta besonte për tre muaj e spitali për vite.
E vërteta për fëmijën ishte para syve. Në fakt, e vërteta qëndronte në sytë e fëmijës.
Në të njëjtën ditë me Parbin, në në spitalin Mangaldoi në Indi, një tjetër grua solli në jetë një djalë. Gruaja ishte pjesë e një komuniteti indigjen, me një formë specifike syri që ngjan si tibetiane.
“Ky fëmijë ka të njëjtët sy dhe të njëjtat tipare si fisi Bodo. Ky fëmijë nuk është i joni, i përket asaj familjeje,” tregon bashkëshorti i Salma Parbim fjalët që ajo i tha kur kuptoi të vërtetën.
Menjëherë u nisën për në spital dhe kërkuan informacionin që kërkonin. “Personi përgjegjës më tha: gruaja jote ka disa sëmundje mendore. Dërgoje tek psikiatri.”
Të dhënat e spitalit përputheshin. Në të njëjtin moment Parbim kishte lindur një grua pjesë e fisit indigjen, me mbiemër Boro. Pas kësaj, bënë vizita të shpeshta në fshatin ku jetonte fëmija i tyre biologjik, por iu desh pak kohë për të marrë guximin, e për t’i kontaktuar.
Herën e tretë lanë një letër në pragun e shtëpisë. “Gruaja ime mendon se fëmijët tanë janë shkëmbyer. Nëse edhe ju keni të njëjtin mendim, më kontaktoni.”
Në familjen e Anil dhe Sewali Boro, ky lajm ishte i papritur. S’kishin dyshuar kurrë që djali i tyre s’ishte i tyri dhe sytë e mëdhenj ishin argëtues për gjithë familjen.
Dhjetë ditë më vonë, dy familjet u takuan bashkë me fëmijët. Ishte e qartë që ishin shkëmbyer dhe të dy palët e dinin këtë. Sidoqoftë vendosën të kryenin një test ADN-je. Fillimisht mes Parbin dhe fëmijës që ajo kishte rritur këtë kohë. Rezultati doli negativ. Testi i dytë u bë mes Parbin dhe fëmijës së familjes Boro dhe qartazi, vërtetoi se foshnjet ishin shkëmbyer.
Ç’u tha në disa rreshta më lart u deshën vite për t’u realizuar. Kur gjithçka ishte e qartë, familjet iu drejtuan gjykatës dhe deklaruan formalisht se do të mbanin ata fëmijë me të cilët dolën nga spitali.
Parbinët shpresojnë të jenë prezentë në jetën e djalit të tyre biologjik tanimë tre vjeç, ndërsa Borot nuk janë në të njëjtën linjë: “S’më pëlqen të flas për këtë. Kur fëmija jot është i joti, nuk do të dëgjosh vazhdimisht që është i dikujt tjetër.”
Burimi: The Guardian