Në dhjetor Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova, tenistja e famshme janë bërë prindër për herë të parë të dy binjakëve, një vajze dhe një djali.
Ndonëse shtatzënia u mbajt sekret, prindërit e rinj nuk e kanë fshehur dot entuaziazmin dhe i kanë treguar për herë të parë botës foto të bebushave.
Si Kournikova ashtu dhe këngëtari kanë postuar në llogaritë përkatëse të Instagram-it foto, ku secili shfaqej pranë njërit prej binjakëve.
“Dielli im”- shkruan çifti poshtë fotos, por asnjëri nga të dy nuk specifikoi se kush ishte vajza e quajtur Lucy, apo djali i quajtur Nicholas. Ne vetë, sigurisht nuk mund t’i dallojmë. Janë ende të vegjël, por mbi të gjitha janë binjakë!