Tani për tani, trendet e flokëve fokusohen tek stilimet e mbledhura: Gjysmëbishti në majë të kokës, ose një topuz i ulët. Look-u po fiton gjithmonë e më shumë popullaritet prej modeleve, këngëtareve e aktoreve.
E fundit në këtë listë që solli versionin e saj të flokëve të mbledhur ishte Jennifer Lopez. Ajo ra në sy me këtë krijim të Chris Appleton, i cili punon rregullisht me Kim Kardashian, gjatë një eventi të World of Dance. Nga lindi idea? Nga një kopertinë e viteve ’60.
Nën foto, këngëtarja shkruajti ‘Veruschka vibes’ dhe e kishte fjalën për modelen legjendare të pesë dekadave më parë, Veruschka në kopertinën e prillit të 1967 të revistës Vogue. Fotografuar nga Franco Rubartelli, Veruschka dukej dramatike me gërshtetat që i rrethonin fytyrën.
J. Lo e solli stilimin me një pamje më moderne dhe sigurisht që i rri më së miri. Ç’nuk do t’i shkonte një dive botërore?