Filmi dramë “All the Money in the World” ka nisur sërish xhirimet, që pas skandalit që ndodhi me Kevin Spacey i cili u akuzua si abuzues seksual. Menjëherë pas këtij lajmi, regjisori i filmit, Ridley Scott, vendosi ta zëvendësojë atë me Christopher Plummer.
Por rixhirimet e filmit, kanë hapur debate të reja kontroversiale për shkak të padrejtësisë që është bërë me pagesat e 2 prej aktorëve protagonistë.
Mark Wahlberg u pagua me 1.5 milionë dollarë e ndërsa kolegia e tij, Michelle Williams mori vetëm 1000$ për të njëjtën kohë të shpenzuar në sheshxhirim. Reagimet e ashpra ishin pafund, derisa aktori bëri gjestin që do të bënte bujë në mbarë botën.
Wahlberg do t’i dhurojë 1.5 milionë dollarët e tij, në emër të aktores Michelle Williams në “Time’s Up”, fondin e hapur nga gratë me më shumë influencë të Hollywood-it, në mbështetje të grave të abuzuara seksualisht.
Dhurimi i tyre vjen si përgjigje ndaj kritikave që pati për këtë shumë parash. Diçka e tillë nuk kaloi pa u vënë re, duke u komentuar si pagesë e bazuar në diferencime gjinore.
“Ditët e fundit, pagesa e rixhirimeve të mia për “All the Money in the World” është bërë kryefjala e çdo bisede. Unë jam 100% pro luftës për paga të barabarta dhe kështu po i dërgoj në “Time’s Up Legla Defense Fund”, në emër të Michelle Williams.”- është shprehur aktori.
Përveç tij, ka reaguar gjithashtu agjensia përfaqësuese e të dy aktorëve, duke deklaruar se do të depozitojë në fondin e mësipërm 500.000$, sërish në emër të Williams.
“Nëse vërtetë po mendojmë për një botë të barabartë, duhet shumë forcë dhe sakrifica. Sot është një nga ditët më të pashlyeshme të jetës sime sepse Mark Wahlberg gjithë të tjerët reaguan dhe kontribuan rreth kësaj. Anthony Rapp, për të gjitha shpatullat që mbajte mbi vete, tani do mbajmë ne të tuat!”- deklaroi aktorja, e cila nuk la pa përmendur aktorin Rapp i cili pak kohë më parë akuzoi publikisht Kevin Spacey për abuzim seksual kur ishte vetëm 14-vjeç.
Burimi: CNN