Një vajzë 7- vjeçare ka ndërruar jetë në urgjencën pediatrike të spitalit të Durrësit. Vogëlushja duket se është paraqitur dje me shenja gripi, ku mori dhe ndihmën e parë nga mjekët, të cilët janë shprehur se gjendja e saj ishte shumë kritike.
Sipas Panoramës, nga ekzaminimet e para, bluzat e bardha konstatuan se vajza kishte shenja të agravuara gripale.
Sipas tyre, ajo është paraqitur me temperaturë shumë të larta, duke i bërë të mendojnë se vuante nga “gripi toksik”, që njihet si forma më agresive e virusit të gripit.
Nga ana tjetër, prindërit e vogëlushes tregojnë se prej 2 ditësh kishte shfaqur shenja gripale dhe nuk arrinte të ushqehej. Pas dërgimit të menjëhershëm në spital, ajo kaloi në gjendje të pavetëdijshme në koma.
Aktulisht mjekët e spitalit të Durrësit po analizojnë rastin, ndërsa policia po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.