Nëse ju pëlqen të keni një grim të pastër dhe çdo gjë të konturuar në rregull, atëherë trendi i ri i lyerjes së buzëve mbase nuk bën për ju. Por nëse në një moment tundoheni për ta provuar, sigurohuni që i dashuri të bashkëpunojë pak me ju. Kush tha që të dukesh si perëndeshë është e thjeshtë? Do mund dhe sakrifica dhe ai bën mirë të japë kontributin e tij.
Këtë sezon, e kuqja klasike e buzëve është modernizuar shumë. E sfumuar në vijëzimin e buzëve dhe më e errët në pjesën qëndrore, bie në kundërshtim me gjithë rregullat e makeup-it, por nëse e shohim në pasarela duhet ta ndjekim apo jo?
Ky lloj grimi është për vajzën që shkon në club, ka vetbesim dhe i pëlqen të puthet, kështu e kanë shpjeguar krijuesit e tij. Ajo që duhet të bëni është të lyeni buzët normalisht dhe ta sfumoni në cepa me një furçë. Ose të lyheni dhe të putheni pak. Më mirë kështu.
Burimi: The Independent