Beauty > Vip Vanity

Mund t’i shani sa të doni baluket e shkurtra të aktores: Ajo po i kthen në modë!

Jo të gjithë janë të lumtur për këtë eksperiment të Emma Roberts. Në fakt, nga çfarë shikojmë vërdallë nëpër internet, askush s’është i lumtur.

“Prerja e re e Emma Roberts është frika jonë më e madhe sa herë shkojmë presim flokët”, shkruan dikush.

Ose trendi më i ri për flokët.

Sikurse ju kemi paralajmëruar, vitet ’20 po kthehen dalëngadalë. Në ka diçka që i përcakton ato vite më së miri janë baluket e shkurtra të drejta.

Së fundmi, artistet më të njohura si Katy Perry kanë eksperimentuar me flokët alla vitet ’20, me baluke të shkurtra.

Dhe ja ku është edhe aktorja e famshme Emma Watson.

Le të mos harrojmë edhe baluket ekstra të shkurtra të Kendall Jenner gjatë javës së modës në Paris.

Kështu që mos u çudisni: Çfarë shani sot, nesër mund ta kërkoni sepse ashtu e do moda.

Artikuj të ngjashëm

.