Si jetojmë > Social Buzz

Ndryshimi i madh i Facebook: Bëhuni gati të shikoni më shumë surrate njerëzore

Facebook-u po bën ndryshime të rëndësishme për kohështrirjen, duke vënë në plan të parë postimet e miqve.

Nëse deri dje u janë shfaqur shumë postime të faqeve të bizneseve, përshembull markat e veshjeve, tani do të shikoni shumë më shumë postime të miqve tuaj në Facebook dhe shumë më pak linke apo postime që promovohen nga faqet e bizneseve apo organizatave.

Megjithatë, postimet e bizneseve dhe faqeve të tjera që do të marrin shumë reagime nga publiku, do të ekspozohen ndër të parat që shfaqen sapo hap Facebook-un.

Kurse faqet dhe postimet që nuk marrin shumë like, komente, etj., nuk do të vihen në pah nga Facebook-u.

“Ndërsa ne bëjmë këto ndryshime, faqet mund të shikojnë se postimet do t’i shikojnë më pak njerëz dhe do të ketë rënie të trafikut.”

Sipas Mark Zukerberg, këto janë ndryshime të nevojshme për të krijuar një kohështrirje më interesante për syrin e atij që rri në Facebook. Ai argumentoi se, duke nxjerrë në pah postimet e bizneseve, Facebook-u “është larguar nga qëllimi më i rëndësishëm: të na ndihmojë të lidhemi me njëri-tjetrin”.

Burimi: “Venture Beat”

Artikuj të ngjashëm

.