74- vjeçari Shigeharu Shirai që prej 15 viteve akuzohej për vrasje, përfshirje në protitucion dhe në tregun e drogës japoneze.
Bosi i mafias japoneze “Yakuza” arriti ndër vite t’u shpëtonte autoriteteve derisa u vu nën pranga falë një fotoje.
Dikush, që mesa duket nuk e dinte me kë kishte të bënte, fotografoi dhe hodhi në rrjete sociale një foto të tij, shpina dhe kraharori i të cilit ishte i mbuluar nga tatuazhet.
Shumë anëtarë të “Yakuza” e mbulonin trupin me tatuazhe, gjë që realizohej me shkop bambooje. Tatuazhet njihen me emrin “irezumi” ku procesi i tyre është mjaft i dhimbshëm dhe kërkon muaj për t’u bërë.
Fotoja u shpërnda kudo, çka ra në sy të policisë japoneze dhe bëri të mundur arrestimin e tij.
Përpos tatuazheve, në foto dukej se si plaku e kishte të prerë gishtin e vogël të dorës. Ky ishte një lloj dënimi në rrethin e mafiozëve për të shlyer gabimet.
Burimi: BCC