Çfarë po ndodh rreth nesh > Shqipëria

‘E imja, ose e askujt’: 22- vjeçari qëllon me armë kushërirën që do fejohej

Pasditen e djeshme, në fshatin Babunjë të Divjakës, 22- vjeçari Bajram Krasniqi qëlloi me armë ndaj një të miture. Motivi ishte mëse i dobët, vajzën që ai pëlqente familja do ta fejonte me dikë tjetër. Sipas "BalkanWeb" ata kanë lidhje gjaku, janë kushërinj të dytë.

Krasniqi vazhdimisht i dilte në rrugë dhe e ngacmonte me fjalë 14- vjeçaren, e cila është nxënëse në klasën e tetë.

“Nuk ke nga të shkosh, një ditë do të bëhesh nusja ime.” thuhet t’i jetë drejtuar ai vazhdimisht.

Së fundmi, sapo mori vesh se familja kishte vendosur ta fejonte me nje djalë, Bajrami ka humbur toruan dhe në momentin që 14- vjeçarja ka qenë duke shkuar në dyqanin e fshatit ka hapur zjarr drejt saj.

“Ose do bëhesh e imja, ose e askujt tjetër.” mësohet t’i ketë thënë ai, duke e cilësuar vajzën si pronë.

Fatmirësisht vajza nuk ka pësuar dëmtime ndërkohë që Krasniqi është arrestuar dhe çështja është në gjykim.

“Nuk më kishte bërë përshtypje. Fliste siç flasin çunat. Nuk e di se çfarë ka menduar.” Ka deklaruar vajza, që duhet thënë se vazhdon të jetë ende e trembur.

Burimi: Panorama

Artikuj të ngjashëm

. .