Mbrëmjen e djeshme u mbajt “Critics’ Choice Awards” i 23- të në Santa Monica.
Ndryshe nga disa ditë më parë në “Golden Globes” ku gra të famshme u veshën me të zeza në shenjë solidarizimi me viktimat e ngacmimit apo abuzimit seksual, këtë herë e bardha ishte ngjyra dominante.
Angelina Jolie zgjodhi një fustan të bardhë asimetrik nga Ralph & Russo, një palë vathë dhe unazë diamanti të Neil Lane- it.
Aktorja Emma Roberts nga ana tjetër veshi një fustan të gjatë, të derdhur nga Giorgo Armani si dhe një xhaketë që e mbajti të hedhur lart gjatë daljes së saj në tapetin e kuq.
Diane Kruger e ndryshoi fustanin e saj 180 gradë, nga hera e fundit në Golden Globes.
Aktorja u shfaq me një fustan të bardhë nga Vera Wang, i cili në pjesën e bustit kishte një pjesë të argjendtë.
Kate Bosworth iu bashkua listës me një fustan të Brock Collection- it, plot 6000 dollarë.
Burimi: Daily Mail