Dyshohet se Kiara Tito dhe Butrint Imeri janë të lidhur.
Shkëndijat e para do kenë filluar këtu.
Ish-prezantuesja e ‘Select’ në Top Channel dhe prezantuesja e ardhshme e TV Klan prej kohësh përflitet se mund të jetë në një lidhje me këngëtarin nga Kosova dhe diçka e tillë mund të jetë e vërtetë, përpos faktit që Butrinti i komentoi 'bella' pak ditë më parë dhe papritur të gjithë mendojnë se kënga e tij me të njëjtin titull i dedikohet Kiarës dhe sepse kjo e fundit ka publikuar klipin e tij të ri në Instagram, mbi të gjitha sepse Instagrami i saj është bombarduar nga komentet e fansave të tij dhe nuhatja e tyre nuk gabon kurrë. Kurrë.
Të gjithë ‘butriators’-at kudo që ndodhen kanë shprehur opinionet e tyre në fotot e Kiarës dhe nuk duken aspak të lumtur. Dihet që fansat e këngëtarëve e kanë ca si shumë të zhvilluar ndjenjën e protektivitetit dhe njëjtë po ndodh edhe tani, kur dhjetëra fansa xhelozë dhe të irrituar po i vërsulen prezantueses.
Madje situata është bërë aq shqetësuese, sa Kiara është detyruar t’u kthejë përgjigje dhe me shpresë t’i japë fund kësaj marrëzie.
Gjëra të paqëna? Mos po e mohon që është e lidhur?