Kur kërkon diçka në Google, pjesa tjetër e fjalisë vetëplotësohet me ç’është kërkuar më shpesh. Përshembull, kur kërkova “kur do të”, pjesa tjetër u plotësua me “fejohem”. Ose, kur kërkova “pse jam”, pjesa tjetër ishte “vetëm”. Jo vetëm të huajit, por edhe shqiptarët e vuajnë vetminë dhe duan përgjigje. Pse jam single unë?
Është momenti të merrni përgjgje:
Nuk njiheni me mjaftueshëm partnerë të mundshëm
Nuk ke për të njohur njeri duke ndenjur shtrirë dhe kjo s’ka nevojë të shpjegohet. Mund të jeni shumë të zënë me punë, udhëtime dhe thjesht s’ju del koha t’i krijoni vetes situata që do t’ju njohin me dikë. Ose bëni pjesë në një grup shoqëror që nuk lë shumë hapësirë për të njohur njerëz të rinj.
Është e thjeshtë të thuash që ‘do njoh dikë kur të vijë momenti i duhur’, por ky nuk është qëndrimi që doni të keni në jetë. Gjërat nuk vijnë tek ju. Shkoni ju tek ato. Nëse doni të gjeni një partner, hapni një Tinder, kërkojini miqve tuaj t’ju prezantojnë njerëz, dilni vetëm, bëni çfarëdo gjëje me të cilën ndiheni rehat.
Keni pasoja të mbetura nga marrëdhëniet e kaluara të cilat i trajtoni si naze
Të gjithë kemi vuajtur. Na kanë tradhëtuar, na kanë abuzuar, jemi ndarë keqazi, diçka ka ndodhur me një të dashur të të kaluarës. Janë gjëra që ndodhin dhe që lënë shenjë në jetën tonë romantike. Pas një ndodhie të tillë, shpeshherë i ngatërrojmë pasiguritë tona me naze ose standarte të larta.
Sidoqoftë, standartet e larta janë gjë e mirë kur vjen puna tek njohjet e reja dhe partnerët potencialë. Kini parasysh që askush s’është perfekt. Shkruani pesë cilësi që doni të ketë partneri juaj i ardhshëm dhe fokusohuni tek ato.
Nuk jeni partizan i strukturës standarte të një lidhjeje
Momentalisht dhe për goxha kohë, struktura e një lidhjeje është monogame dhe e përjetshme. Ndoshta një lidhje monogame nuk është për ju. Ndoshta doni një lidhje të hapur, një lidhje poligame, apo një bashkëjetesë aseksuale. Është një botë e lirë, askush s’po ju gjykon, por është pak më e vështirë që ndan të njëjtat parime me ty.
Jeni të lumtur vetëm dhe ndiheni të plotësuar pa një partner
Kudo të ktheni sytë, do të vini re se jeta në çift manifestohet si epitoma e jetës perfekte. Përveç vazhdimësisë së një marrëdhënieje, gjithë aspektet e tjera të një lidhjeje romantike mund t’i përfitoni edhe nga miqtë, familja apo partnerët seksualë afatshkurtër. Mund të ndiheni më mirë vetëm, sesa me personin e gabuar, ose thjesht nuk e ndjeni nevojën e dashurisë së idealizuar në jetën tuaj.