Beauty > Make-Up

U qamë kot për vetullat pemë: Ky trend make up-i është i neveritshëm dhe i frikshëm!

E mbani mend kur ankoheshim për trendet e çuditshme të 2017-ës? Pamë vetulla dhe qerpikë nga më të ndryshmet, por krahasuar me trendin që po qarkullon këto ditë, e themi me plot gojën që çfarë kemi parë s’ka qenë asgjë.

Mos u habisni nëse tani do të shihni mbi sy ndonjë insekt që lëviz. Ky është trendi i make up-it të 2018-ës, që po qarkullon kohët e fundit në Instagram.

Sy të lyer si një rrjetë merimange dhe një merimengë në të, të cilës me siguri i duket se është në habitatin e saj natyral.

Artistja që i realizon këto quhet Jasmine dhe përdor gjithë insektet e mundshme për të plotësuar punën e saj. Grerëza, buburreca, flutura dhe gjithçka tjetër nga këto.

Duket e frikshme, e neveritshme dhe aspak normale, por në botën që jetojmë gjithçka është e mundur!

Artikuj të ngjashëm

.