Princeshat njihen se mbajnë gjithmonë një look që duket natyral dhe njëherësh, shumë i kuruar. Gjithmonë me flokë të krehur e të kapur bukur, Kate Middleton u kthye në ikonë.
Por Meghan Markle ka ardhur për të thyer tabutë e sjelljes dhe stilit të princeshave, siç tregoi përsëri duke dalë u shfaqur me një topuz aq të shkujdesur, siç asnjë princeshë e pallatit të Kensington-it nuk ishte parë më parë.
Në daljen e parë publike për vitin 2018, Meghan Markle u shfaq me bashkëshortin e ardhshëm Harry, buzëqeshjen e saj të përhershme dhe një stil shumë kalifornian.
Meghan duket se s’ka ndërmend të ndryshojë veten për ca rregulla të vjetra të pallatit mbretëror, por të bëjë krejt të kundërtën: të ndryshojë rregullat.