Përpara se t’ju tregojmë se si t’i zbardhoni thonjtë duhet fillimisht të siguroheni se nga ju vjen zverdhja e tyre.
Nëse shihni se krahas ndryshimit të ngjyrës keni dhe dobësim apo petëzim të tyre, e mira është të bëni një kontroll mjekësor.
Në të kundërt, kur i keni po të njëjtët veçse kanë marrë nuancën e verdhë dijeni se po ju ndodh për shkak të përdorimit të shumtë të manikyrit.
Fillimisht për ta parandaluar përkeqësimin e tyre përdorni një shtresë të ndërmjetme transparente që shërben si barrierë midis thonjve dhe manikyrit me ngjyrë.
Nëse është tepër vonë dhe thonjtë tuaj tashmë janë të verdhë veproni kështu:
1. Mbushni një enë me ujë të ngrohtë dhe hidhni 3- 4 lugë gjelle peroksid hidrogjeni.
2. Uluni. Relaksohuni dhe mbajini majat e gishtërinjve për 2 minuta brenda në enë.
3. Më pas merrni një furçë të pastër dhëmbësh dhe ngadalë fërkojini thonjtë me të.
4. Lajini më pas duart dhe shikoni ndryshimin.
Për të patur sa më shumë rezultat përsëriteni këtë proces 2 ose tre herë në javë, sidomos kur nuk përdorni shtresë mbrojtëse apo jeni të fiksuara pak manikyrit të zi.
Burimi: Marie Claire