Samsung përdori ekranin e harkuar në dizenjimin e Galaxy S8 dhe tani po përpiqet ta zhvillojë më tej teknologjinë. Një blog hollandez zbuloi një patentë të blerë nga Samsung që mund të ndryshojë tërësisht mënyën si janë dhe përdorim celularët e zgjuar. Këto janë tre modelet që pëfshin patenta.
1. Ekran që lakohet në anë të celularit
Dizajni i parë e lakon ekranin deri në pjesën e pasme të celularit, duke i dhënë mundësi përdoruesit ta shohë imazhin nga të dy anët. Në varësi të mënyrës si po mbahet pajisja, të dy anët e ekranit do të shfaqin imazhe. Një pajisje e tillë do të lejonte disa njerëz të shihnin të njëjtën përmbajtje pa u mbledhur në grup nga njëra anë.
2. Përmbajtja lëviz nga njëra anë e ekranit në tjetrën
Pak a shumë si versioni i mëparshëm, vetëm se përmbajtja nuk shfaqet në të dy ekranet, vetëm në atë të cilin po përdoret momentalisht.
3. Ekrani lakohet në pjesën fundore të celularit
Ka funksionalitet të ngjashëm me dy të lartpërmendurit, thjesht ndryshon mënyra si është dizenjuar.
Samsung s’ka konfirmuar se do të nxjerrë në treg ndonjë nga pajisjet për të cilat folëm. Sidoqoftë, ofrojnë një panoramë të të ardhmes së celularëve.
Burimi: Business Insider