Anabel > Çfarë po ndodh rreth nesh

Sali Berisha i jep lamtumirën më të dhimbshme njeriut të afërt të familjes!

Ditët e para të vitit, duket se nuk kanë nisur mbarë për familjen Berisha. Ish-kryeministri pak minuta më parë, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook ndarjen nga jeta të kunatës së tij.

Sali Berisha, ka ndarë me të gjithë lajmin e hidhur të vdekjes së bashkëshortes së vëllait të tij, duke kujtuar sa me fat kanë qenë familjarisht që e kanë patur pjesë të familjes së tyre.

“Nje lamtumirë e dhimbshme për ne!

Të dashur miq, sot familja jonë me dhimbje dhe pikëllim të thellë i dha lamtumirën e fundit një njeriu shumë të dashur për të gjithë ne, Sanie Berishës, bashkëshortes së vëllait tim të ndjerë. Sanija, vajzë e një familje dhe dy prindërve të nderuar, erdhi në familjen tonë si përmbushje e një premtimi që ajo dhe vëllai im i dashur, Selim Berisha i kishin dhënë njëri- tjetrit në rini për të lidhur jetën së bashku. Ajo, me virtutet, edukatën, punën do të dëshmohej një bashkëshorte e admirueshme, shok jete dinjitoze e vëllait tim, një vajzë e dytë për prinderit e mi, një nënë e mrekullueshme për femijët e saj dhe mesuese e përkushtuar për nxenësit në shkollat ku dha mesim.

Për mua mua dhe Lilin ajo ishte një moter e vertetë. Sanija, së bashku me vëllain tim më dhanë mua në vitet e studimeve një ndihmë dhe mbështetje tejet të çmuar.

Me këtë rast dua të shtoj se Sanija jo gjithnjë kishte fatin në anën e saj. Rreth tridhjetë vjet më parë vellai im u nda relativisht i ri nga nga jeta dhe ajo mbeti zonjë dhe zot shtëpie. Por grua fisnike e pamposhtur nga veshtiresite dhe me sakrifica te mëdha ajo rriti, edukoi dhe nxori në jetë me sukses tre fëmijet e saj.”- shkruan Berisha në llogarinë e tij të Facebook-ut.

Ish- kryeministri tregon se ajo u nda nga jeta si pasojë e një sëmundjeje të rëndë nga e cila vuante vitet e fundit.

Artikuj të ngjashëm

. .