Showbiz dhe TV > TV Mania

Luana i zbulon lidhjen Ilda Bejlerit: Pas reagimit të Ildës, s’kemi dyshime!

S’ka pikë dyshimi: Ilda Bejleri është në një lidhje.

Moderatorja sportive s’mundi ta hidhte poshtë kur Luana Vjollca gjatë “Shiko kush luan” tha se Ilda Bejleri është në një marrëdhënie.

Prej muajsh përflitet se ajo është e lidhur me deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu, por ajo ka thënë se kur u fotografuan bashkë, kishin dalë “si shokë”.

Atëherë mund të kenë qenë shokë, por tani me siguri jo më.

Gjatë një loje ku Dren Abazi duhet të zgjidhte gruan që do të merrte për nuse nga showbiz-i shqiptar, pas shumë ballafaqimesh vendosi të mbante Ilda Bejlerin. Këtu, ndërhyri Luana duke e thënë hapur:

“Ilda është e zënë more djalë”

Ilda qeshi me të madhe, por s’e mohoi. Edhe pse Luana e ngacmoi duke i thënë se i bie të martohet me dy burra, Ilda mes të qeshurash u shpreh:

“Nuk thashë gjë unë, thashë ne u martuam këtu.”

Klevis Balliu dhe Ilda Bejleri u fotografuan bashkë në shtator, teksa dilnin bashkë nga një restorant pas eventit të 20-vjetorit të “Opinion”. Burime pranë çiftit sigurojnë se ata janë bashkë, por ende s’kanë vendosur ta bëjnë publike.

Artikuj të ngjashëm

.