Koncepti i të veshurit për të dalë ka evoluar fatmirësisht nga fustanet ekstravagante dhe takat e larta në një stil më ‘të përshtatshëm’ për çdo karakter. Pastaj a nuk është shumë më e thjeshtë të rrëmbesh një fustan apo kostum nga garderoba dhe të dalësh pa e vrarë mendjen shumë se si do dukesh, sepse në fund të fundit, e rëndësishme është të kënaqesh?
VIP-at dhe tani edhe njerëzit e thjeshtë, kanë zbuluar veshjen ideale: fustanin xhaketë. Mund ta vishni herë si fustan, herë si xhaketë, me taka apo atlete, e dini ju. Por do dukeni të kopsitura dhe në modë dhe me siguri të gjithë do t’ju pyesin ku e keni blerë.
Ka një larmi modelesh. Me kopsa, rripa për ta shtrënguar në bel apo të lirshme, vendoseni vetë çfarë ju pëlqen. Një trend të tillë e ka nisur Rihanna në 2014-tën dhe shfaqja e Bella Hadid e veshur njësoj në një event në 2017-tën na bën të kuptojmë se ky trend ka ardhur për të qëndruar!
Burimi: Glamour