Moda > Anabel Picks

Meqë moda riciklohet dhe po vjen 2020-a, gjejeni çfarë po rikthehet në modë!

“Getsbi i Madh” ishte një supersukses në kinema në 2013-ën, Kris Jenner festoi ditëlindjen e ’60 në një party si ajo e Getsbit të Madh dhe kopertina e fundit e Taylor Swift-it për “Vogue” ishte krejt vitet ’20.

"Great Gatsby" (2013)
60-vjetori i Kris Jenner në 2015-ën
Taylor Swift për "Vogue", dhjetor 2017

Mund të duket e pabesueshme, por trendet e viteve ’20 mund të kthehen me gjithë vetullat si pe. Në ka diçka që mund ta themi me siguri është se moda riciklohet dhe tashmë, kemi arritur vitet ’90- ‘2000.

Taylor Swift për "Vogue", dhjetor 2017

Fëmijët e viteve ’90 janë rritur dhe po vishen siç visheshin dikur mamatë e veta. Por ç’mbetet pasi edhe vitet ’90 të na dalin nga qejfi?

Revolucioni Kardashian-le ta quajmë kështu- solli në modë një grua të mbushur, plot forma, flokë të gjatë, me veshje seksi, buzë të plota, vetull të dendur; një grua klasike në look dhe të fortë në qëndrim.

Tani, rendi mund të përmbyset dhe siç duket nga gjasat, vitet më androgjene të look-ut femëror mund të kthehen fuqishëm.

Joan Crawford

Shenja për këtë na janë dhënë përmes trendeve të ndryshme që i kemi parë goxha viteve të fundit, siç janë përshembull, fustanet me shkëlqim, pellushët që janë kaq në modë, si edhe beretat, trendi i madh i 2018-ës.

Jean Harlow në vitet '20

Gjithashtu, kush mund ta harrojë këtë look të Rihanna-s në tapetin e kuq të çmimeve CDFA? Një perëndeshë e viteve ’20.

Apo modelin e flokëve të Zendaya-s në çmimet FNAA për markat e atleteve.

Këto dy kopertina të Bella Hadid-it dhe Cara Delevingne-it.

Jean Harlow

Dhe këtë prerje flokësh të Bella-s në brendësi të “Vogue-t” arab, kuruar nga Karl Lagerfeld.

Vitet ’20 kanë qenë gjithmonë aty, por ende s’kanë shpërthyer. Në mos këtë vit, tjetrin, mund të fillojmë të presim flokët shkurt dhe të frymëzohemi nga yjet e filmave pa zë.

Phyllis Haver, yll i filmave pa zë

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

Artikuj të ngjashëm

.