Brandi i luksit, Michael Kors njoftoi se nuk do të përdorin më pellush kafshësh në produktet e tyre duke filluar nga 2018-a. Kjo vlen edhe për Jimmy Choo, kompani e cila u ble nga Michael Kors Holdings në korrik për miliona paundë.
Iniciativa vjen vetëm pak muaj pasi Gucci deklaroi të njëjtën gjë.
“Ky vendim shënjon një kapitull të ri në kompaninë tonë teksa përparojmë në përdorimin e materialeve inovative. Tani kemi mundësinë të krijojmë një estetikë luksoze pa përdorur pellush kafshësh.”
Por, nëse ndaluan së përdoruri pellush sepse u shkakton dhimbje kafshëve, po lëkurën a do të vazhdojnë ta përdorin?
Burimi: Independent