Katër shqiptarë, një grua dhe tre burra, janë arrestuar nga policia italiane pasi kishin kryer 41 vjedhje.
Gruaja, që ishte parukiere në Correggio, Reggio Emilia, dëgjonte bisedat e klientëve dhe oranizonte bashkëpunëtorët e saj që të kryenin vjedhjen në një moment kur shtëpitë ishin bosh prej angazhimeve të pronarëve. Në bandë bënte pjesë edhe ish-bashkëshorti i saj.
Nga fundi i 2016-s e deri në fillim të vitit 2017, ata vodhën 41 apartamente të ndryshme. Grupi ishte i fokusuar kryesisht tek stolitë dhe sipas mediave italiane, pasi i dërgonin në Shqipëri, kishin arritur të mblidhnin qindra mijëra euro.
Burimi: Top Channel