Candice Swanepoel është në pritje të bebit të saj të dytë. Lajmin e bëri të ditur vetë modelja përmes postimit të publikuar pak orë më parë në llogarinë e Instagram-it.
“Krishtlindjet erdhën më herët!”- shkruan modelja me origjinë nga Afrika e Jugut. Shtatzënia e saj në fakt i ka habitur gjithë fansat e 29-vjeçares.
Vetëm pak javë më parë, ajo mori pjesë në sfilatën që Victoria’s Secret bëri në Shanghai dhe përveçse si gjithnjë u shfaq me një super trup, askush s’dyshoi për një bark të rrumbullakosur.
Përveç kësaj, u duk sikur ajo dhe ylli tjetër i markës së famshme, modelja Behati Prinsloo kanë bërë gjithçka me fjalë. Ato u bënë nëna për herë të parë vitin e kaluar dhe tani të dyja janë sërish në pritje të ëmbël.