Lista e fituesëve të Lotarisë Amerikane do të shtyhet. Njoftimin e ka bërë vetë Ambasada Amerikane në Tiranë, duke lajmëruar se nuk do të publikohet me 1 maj siç është deklaruar më parë, por 15 ditë më vonë.
Sipas një njoftimi zyrtar për lotarinë amerikane, aplikantët duhet të presin disa ditë më shumë për përgjigjet. Data e vendosur nga Departamenti Amerikan i Shtetit është 15 maj 2018.
Duke filluar nga kjo datë, të gjithë të regjistruarit do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim, për të parë nëse janë apo jo fitues.