Mbështetur në të dhënat e Meteoalb-it dita e sotme do të ketë vranësira dhe kryesisht do të shoqërohet me shira në të gjithë vendin.
Kështu të gjitha planet që bëtë për ditën e sotme, sapo jua shkatërroi shiu.
Në zonën veri-qendrore shirat do të kenë intensitet mesatar në pjesën e parë të ditës, ndërsa në pasdite do të pakësohen, ndryshe nga zonat jugore. Ndërkohë në ato malore pritet të ketë reshje të pakta dëbore.
Për sa i përket ditës së nesërme, reshjet e shiut nuk do të jenë problem. Në veri-qendër të vendit do të ketë pak shi në pjesën e parë të ditës, ndërsa në jug reshje të pakta gjatë pasdites.
Ama sigurohuni të visheni mirë.Problematike do të jenë temperaturat, të cilat do të regjistrojnë shifrat -2 gradë celsius. Kështu e nesërmja dhe fillimi i javës do të shoqërohet me mot të kthjellët por të ftohtë.
Burimi: Meteoalb