Ok, çfarë mund të jetë më keq se sa kur dasmën ta shkatërron buqeta e luleve që mban në duar? Një ish- e dashur e vjetër?! Jo, një alergji e tmerrshme! Një vajzë 23-vjeçare është helmuar pasi vendosi që buqetën ta bënte me lulet që ndodheshin në oborrin e saj, duke harruar se vuan nga alergjia.
Mëngjesin e ditës së dasmës, ajo u zgjua me fytyrë të acaruar dhe sy aq të fryrë sa gati nuk shihte asgjë.
“Isha njeriu më i frikshëm në dasmën timë. Kisha kaq shumë dhimbje, askush nuk dinte ç’të më bënte.”- është shprehur ajo.
Por gjithsesi, nuk donte që prej kësaj të humbiste ditën e madhe dhe vendosi ta mundë dhimbjen dhe shenjat e alergjisë me pak grim.
Menjëherë pasi kanë bërë betimet, çifti është nisur drejt spitalit ku nusja ka marrë kurën që i duhej. Në pamundësi për të ngrënë dhe për të pirë diçka, ajo tregon se kjo ishte e gjitha një situatë kaq ironike. As fustanin e dasmës nuk mund ta mbante dot veshur për shkak të acarimit që alergjia i shkaktoi.
“S’e mbaja dot gjatë fustanin e bardhë, isha krejtësisht e verbër dhe s’dije se ku shkelja me të. Mund të rrëxohesha.”- sqaroi ajo. Ndonëse shëndeti i saj u përmirësua një javë pas dasmë, gjithçka që çifti mundi të shijonte ishte seti i fotografive si të sapomartuar.
Burimi: The Independent