Edhe pse Xhezo Ajazaj dhe familja e tij u integruan më së miri në Berlin, ata u deportuan pak para Krishtlindjeve. Të hënën, familja kishte takim me zyrën e emigracionit, por senatori i punëve të brendshme të landit nuk donte të priste më shumë.
Në tre të mëngjesit, forcat policore hynë në apartamentin e familjes, i zgjuan të gjithë nga gjumi dhe i detyruan të mblidhnin sendet e tyre me shpejtësi, për t’i dërguar më pas në aeroportin e Schonefeld.
Komisioni përgjegjës kishte rekomanduar dhënien e një lejeje qëndrimi tre vjeçare për familjen. Xhezo është shtrues pllakash, ndërsa Artjola është trajnuar për të qenë infermiere në një shtëpi të moshuarish. Ata kanë tre fëmijë; Klara, 8 vjeçe, Lejman 4 dhe Carolina, gjashtë muajshe. E gjithë familja ishte integruar me jetesën berlineze.
Pavarësisht kësaj, familja ishte e detyruar të largohej pasi sipas senatorit, “Shqipëria është një vend i sigurt origjine’. Ndërsa sipas autoriteteve, kjo nuk përbën pengesë nëse ata duan një jetë më të mirë në Gjermani. Vetëm se azili është mënyra e gabuar për ta arritur këtë. Xhezo Ajazaj ose Artjola duhet të aplikojnë nga Shqipëria për një vend pune në Gjermani.
Burimi: Bild.de