Gratë janë tipikisht më pak të lumtura se burrat, kjo deri në moshën 85-vjeçare, zbulon një studim i ri i NHS. Sipas psikiatërve kjo ndodh sepse në atë moshë, partnerët e tyre kanë vdekur.
Studimi i kryer në 8000 të rritur britanikë zbuloi gjithashtu se gratë raportojnë më shumë probleme serioze shëndetësore gjatë jetës, në krahasim me burrat, kjo ndikon edhe tek gjendja e tyre emocionale. Mendohet gjithashtu se gratë janë më të palumtura se burrat, sepse ndihen të kufizuara nga përgjegjësitë në shtëpu.
Me kalimin e viteve dhe rritjen e fëmijëve, kjo ndjenjë përgjegjësie ulet. Dhe nëse statistikat thonë se gratë janë më të predispozuara të vuajnë nga depresioni, burrat janë më të prekur nga kjo gjendje, veçanërisht ata që janë mbi moshën 85 vjeç dhe nuk kanë një partnere romantike.
Burimi: The Independent