Bashkia e Tiranës i bëri thirrje çdo qytetari, biznesi dhe organizate, t’i dhurojë qytetit dy pemë për çdo makinë në qarkullim. Të parët që u përgjigjën ishin programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillm dhe përfaqësia e OKB në Tiranë.
Organizatat e lartpërmendura dhuruan nga dy pemë për çdo makinë që zotërojnë në Tiranë, madje dhe asistuan në mbjelljen e tyre në Parkun e madh të Liqenit Artificial, së bashku me kryebashkiakun Veliaj.
“Nëse të gjitha bizneset, kompanitë, sipërmarrjet, organizatat e huaja e ato vendore, kushdo që ka një makinë e shumëzon për dy dhe i jep qytetit dy pemë, unë them se në një farë mënyre e ka larë ndërgjegjen nga përdorimi i makinës në Tiranë,” tha Veliaj.
Kjo kërkesë është pjesë e planit të bashkisë për të mbjellë 100 mijë pemë këtë vit dhe dy milion pemë gjithsej në popullimin e Pyllit Orbital në zonën e Liqenit Artificial e më tej.
Përveç përfaqësisë së OKB dhe UNPD, të tjera organizata po marrin pjesë në thirrjen e bashkisë. UNHCR, UNICEF, IOM, dhe të tjera agjenci të Kombeve të Bashkuara po dhurojnë dy pemë për çdo makinë në përdorim.
Radhën e kemi ne.
Burimi: Tv Klan