Herën e ardhshme që motra do të marrë pjesën e fundit të ëmbëlsirës, apo do veshë fustanin tënd të ri, fale. Në fakt, mbase duhet ta falënderosh.
Studimet e fundit thonë se prania e një motre të bën më të lumtur dhe optimist. Studimi mori në pyetje 571 të rinj të moshave 17-25 vjec rreth jetës së tyre dhe zbuloi se ata që janë rritur me motra janë më të lumtur.
Pjesëmarrësit u testuan për një sërë problemesh, përfshirë këtu ato lidhur me shëndetin mendor apo me këndvështrimin pozitiv ndaj jetës dhe doli se motrat inkurajojnë vëllezërit apo motrat të jenë më të hapur dhe komunikues rreth ndjenjave të tyre, që sjell një shëndet mendor të mirë.
Mbase sepse djemtë vetë përgjithësisht nuk flasin për gjërat, ndërsa vajzat janë më të hapura dhe këtë e përçojnë edhe tek familjarët e tyre. Por edhe vëllezërit s’janë keq. Ata krijojnë një raport dashurie, më shumë sesa luftarak brenda në shtëpi.
Burimi: The Independent