Po bëhet çdo ditë e më shumë ftohtë dhe ne jemi të brishtë përpara acarit që shoqëron festat e fundvitit dhe më tej. Që të mos e kaloni periudhën më të bukur të vitit në regjim shtrati, me hundë të bllokuara dhe fyt të acaruar, ndiqni këshillat për të cilat ekspertët betohen se mund t’ua zhdukin gripin si me magji.
1. Vitamina C
Nëse s’mund të merrni mjaftueshëm nëpërmjet frutave, si qitro psh, tresni në ujë vitmaninë C çdo ditë, dy ose tre herë në ditë dhe do të ndihmoni sistemin imunitar të përballojë çdo sfidë. Antioksidantët janë shumë të rëndësishëm dhe nëse hani perime dhe fruta rregullisht, minimizoni rrezikun e prekjes nga infeksionet. Shmangni antibiotikët kur të mundeni.
2. Probiotik çdo ditë
Konsumoni një probiotik çdo ditë. Kjo jo vetëm ju ndihmon të eni shëndet të mirë, por përmirëson në mënyrë drastike sistemin tuaj imunitar. Rekomandohet të merrni edhe vitamina D çdo ditë gjatë vitit, nëse nuk kaloni shumë kohë në diell. Ndërsa në dimër të gjithë duhet të konsumojnë vitaminën D, kur nuk ka diell. Dhe së fundmi pilulat e vajit të peshkut janë shumë të mira për të shmangur gripin.
3. Hidratohuni
Është shumë e rëndësishme të pini ujë rregullisht për të ‘pastruar’ veten nga gripi dhe për të mbajtur fytin të lubrifikuar. Shmangni pijet me sheqer apo me qumësht, aq më tepërn nëse keni shumë mukozë, sepse kjo mund ta përkeqësojë më shumë. Dhe çajrat me xhinxher, limon, kamomil apo çaji jeshil mund të ndihmojnë në qetësimin e fytit të acaruar.
Burimi: Daily Mail