Google ka patentuar një shërbim ‘dadoje’ në distancë, i dizenjuar për të qetësuar prindërit kur janë larg fëmijëve të tyre. Ky shërbim ka për qëllim të qetësoje prindërit dhe jep alarmin kur fëmijët po kalojnë më shumë kohë se ç’duhet vetëm në një dhomë.
E gjithë kjo është një metodë që shërben për të mbrojtur fëmijët të cilët qëndrojnë vetëm në shtëpi.
Kompania ka zbuluar se si sistemi do të përdorë kamerat e sigurisë në shtëpi dhe sensorët e prekjes për të treguar se një i mitur ka mbetur pa mbikqyrje për më shumë se 10 minuta. Pas kësaj, dërgon një mesazh apo një e-mail tek prindërit.
Kjo do t’i shërbejë si një ndihmë e madhe prindërve të rinj, të cilët lënë foshnjat në shtëpi për t’ju kthyer punës, apo thjesht në një dhomë tjetër. Madje edhe në rastet kur dadoja e punësuar është e re dhe pa përvojë.
Gjithsesi nuk ka ende të dhëna nëse gjigandi i kërkimit po planifikon ta aksesojë këtë platformë të re tek publiku i gjërë, të paktën deri sa të jetë në formën e një produkti real.
Burimi: The Telegraph