Le ta pranojmë: dhëmbët e bardhë, të drejtë, të rregullt, na marrosin. Kur takon nga afër Viola Spiron dhe ajo buzëqesh, të vjen të mos buzëqeshësh kurrë më. Ka një buzëqeshje aq perfekte!
Metodat popullore si shplarje e gojës me vaj kokosi apo kamomil janë shumë efikase, por vetëm një naiv do të besonte se buzëqeshja alla-Instagram arrihet me vajra. Ato dhëmbë kanë vlerën e dhjetëra orëve punë, përvojën e mjekëve ekspertë dhe sigurisht, teknologjinë më të fundit.
Keni dëgjuar për fasetat E-Max? Fenomen! Fiksimi i Hollywood-it dhe sigurisht, edhe i të famshëve shqiptarë. Por është 2017-a: gjërat që ka J. Lo-ja mund t’i kemi edhe ne.
Nuk po ekzagjerojmë. Metodat Hollywood-iane të dhëmbëve i gjeni mu në Myslym Shyr: në anë të majtë të karburantit, gjendet klinika dentare pas së cilës lanë mendjen VIP-at tanë.
DJ Sardi, Vilma Masha, Viola Spiro, Young Zerka, Roza Lati, Ronela Hajati; të gjithë atje shkojnë, tek klinika dentare IGLOL.
Viola Spiro përshembull, i ka perfeksionuar dhëmbët e saj tek IGLOL duke përdorur pikërisht fasetat E-Max. Këto faseta janë bërë kaq popullore sepse duken shumë natyrale, si dhëmbët e tu të vërtetë, vetëm se janë më të bardhë, më të bukur, rruazë!
Gjithashtu, Viola ka bërë edhe ngritjen e mishrave të dhëmbëve, një ndërhyrje fare pa dhembje, që tek IGLOL e gjeni me 2 mijë lekë të reja për dhëmb.
Sidoqoftë, shëndeti mbi të gjitha dhe sigurisht, edhe VIP-at kanë bërë mbushje e drejtime dhëmbësh sa të doni. DJ Sardi, si shumë të tjerë, pati probleme me dhëmbët dhe iu desh t’i mbushte, por për fiksim i dha dhe një zbardhim në fund, për të qeshur rehat-rehat me lot e me zë të lartë.
Po kështu edhe Roza Lati, që qesh në çdo foto dhe në çdo moment, është kujdesur të ketë dhëmbët më të bardhë të mundshëm tek IGLOL.
Nëse Rihanna do t’i shkruajë ndonjëherë Young Zerkës, do të jetë sepse ky djalosh i ka kushtuar një këngë por edhe sepse askush s’mund t’i rezistojë një djali me dhëmbë perfekte.
Mirë që s’janë çift, se po të ishte e vërtetë ajo që thonë njerëzit, Ronela Hajati dhe Young Zerka do të ishin çifti me dhëmbët më perfektë në botë.
E ç’nuk kanë bërë tjetër njerëzia: shndërrime që s’jua merr mendja. Ortodoncia bën mrekullira dhe vetëm me tela, dhëmbët mund t’i ktheni nga një kompleks në tiparin tuaj më të fortë.
Për të drejtuar dhëmbët, tek IGLOL përdoren edhe maskerinat, një maskë e tejdukshme me formën e dhëmbëve.
Nga ana tjetër, VIP-at që s’kanë patur zgjidhje tjetër, kanë vendosur implante dhëmbësh ose, siç i njohim ne, implante me vida.
Edhe diçka: VIP-at e mendojnë mirë ku e hedhin lekun, kështu që të jeni të sigurt se aty ku shkojnë ata, keni edhe çmime shumë të arsyeshme. Përveç kësaj, IGLOL-i është fort i rehatshëm, sepse është i hapur nga mëngjesi në darkë, gjendet shumë thjesht tek M. Shyri dhe ka edhe një filial në Pogradec.
Gjithashtu, ata të IGLOL-it ishin kaq shumë të komunikueshëm me ne të Anabel-it, që duam t’i njohim VIP-at me rrënjë e dhëmballë! Tani mund të themi se ia dolëm, me plot gojë.