Si jetojmë > Social Buzz

Piktura e Da Vincit sapo vendosi rekord në shitje! Dhe kush tjetër mund ta blinte

Piktura ikonike e Leonardo Da Vincit “Salvator Mundi” është një ndër 20 pikturat që janë pranuar se janë punët origjinale të artistit.

“Salvator Mundi” u shit muajin e kaluar në një ankand në New York për 450.3 milion dollarë duke mbajtur kështu rekordin si piktura më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë.

Blerësi që i shkundi mirë xhepat është princi arab, Bader bin Abdullah bin Mohammed bin Farhan al-Saud, lajm ky që u konfirmua nga “The New York Times”.

Në fakt shifra e paguar ka shkaktuar shumë mëdyshje. Princi Bader nuk njihet si një koleksionues arti dhe për më tepër ai ka prejardhje të largët mbretërore. Një luks i tillë i ka shtyrë të gjithë të mendojnë: po ky ku i gjeti lekët?

Disa kanë spekuluar se mbase një dorë të majme ia ka dhënë dhe princi i Arabisë Saudite, miku i tij i ngushtë, princi Mohammad bin Salman. Pikturën mund ta gjeni në muzeun e vendit, Louvre Abu Dhabi.

Burimi: Daily Mail

Artikuj të ngjashëm

. .