Metropolitan > Celebrity

Kim bën hapin e madh dhe merr me vete Marion: Përjetë besnike!

Kohë më parë, Kim i tregoi gjithë botës se kur do mund të marrë përsipër projekte të vërteta dhe me shumë përgjegjësi. Siç është përshembull të qënit producente e një spektakli.

Ajo para pak muajsh ndau me fansat në Instagram lajmin se po përgatit një reality show që do të vërë përballë blogerët e njohur të make up-it në rrjete sociale, për të shpallur në fund një fitues.

Projekti quhet ‘Glam Master’ dhe duket se gjithçka është gati. Së fundmi Kim ka publikuar  video prezantimin e konkursit dhe siç duket Mario Dedivanovic do të jetë krah saj në hapin e madh që ka ndërmarrë.

Ai është prej kohësh jo vetëm grimieri i saj i preferuar, por një mik i familjes së famshme dhe tani një bashkëpunëtor.  Ylli i internetit duket se për një projekt kaq të madh sa ky, ka besim vetëm tek grimieri i famshëm me origjinë shqiptare.

Gjithçka dihet deri tani është se do të përzgjidhen 4 blogerë bukurie, duke marrë parasysh përvojën në evente, filozofinë e tyre të bukurisë, numrin e ndjekësve në rrjetet sociale dhe personalitetin e gjithsecilit. Për të tjerat, Kim na thotë të presim deri në 28 shkurt.

Burimi: Teen Vogue

Artikuj të ngjashëm

. .