Metropolitan > Celebrity

Reagimi i Justin-it kur e pyesin për t'i propozuar Selena-s mund t'ju bëjë me zemër!

Ju paralajmëruam!

Ndonjëherë ndodh të të bëjnë disa pyetje, përgjigja e të cilave duket kaq e vështirë, por si pa e kuptuar ajo që ka thënë gjithçka është mimika e bërë në ato momente.

Në një situatë të tillë është vënë Justin Bieber, kur një prej gazetarëve të TMZ e ka pyetur gjithë naivitet atë që për të cilën do ta pyesnim të gjithë.

“Justin, a do t’i propozosh Selena-s?”- e pyeti ai teksa këngëtari shkonte drejt makinës së tij.

Ndonëse nuk dha asnjë përgjigje, ekspresiviteti i fytyrës së tij i tha të gjitha. Një buzëqeshje prej të dashuruari kokë  e këmbë iu zgjua dhe që nga larg i dallohej lumturia në sy.

“E shoh atë buzëqeshje! Ju jeni vërtetë një çift i bukur.”- vazhdoi gazetari si për t’i thënë se e mori përgjigjen.

Ja më mirë shiheni vetë. Vetëm se kujdes, mund të ngecni aty!

Artikuj të ngjashëm

. .