Vajzat Kardashian tashmë e dinë mirë çfarë njerëzit duan ose jo dhe prova më e mirë është suksesi që ka korrur biznesi i tyre i produkteve kozmetike.
Kylie, më e komentuara këto kohë për shtatzëninë që nuk e konfirmoi kurrë, ka prezantuar së fundmi disa nuanca të reja të buzëkuqëve të linjës së saj.
Dhe sigurisht për lehtësi identifikimi, 20-vjeçarja i ka prezantuar me emra të veçantë secilin prej tyre. Siç shihet nga fotoja e postuar së fundmi në Snapchat, një prej nuancave e ka quajtur “sherbet”. Ndonëse si fjalë prejardhjen e ka nga turqishtja , nuk kishte si të mos na bënte përshtypje. Shqiptarët s'mund ta përshkruajnë më mirë ëmbëlsinë e diçkaje përveçse me fjalën 'sherbet'.
Që motrat Kardashian kanë diçka me ne këtë kemi kohë që e dimë dhe me siguri edhe kësaj here pas kësaj fshihet Mario. Ose grimieri tjetër i preferuar i Kylie-it, Arieli, që gjithashtu është me origjinë shqiptare.
“E ëmbël si sherbeti”- shkruhet në llogarinë zyrtare të Instagram-it ku ylli i “Keeping Up With The Kardashian” reklamon produktet e reja kozmetike. Kështu ata që s’ja kanë idenë e kësaj fjale, do të dinë pak a shumë për ç’bëhet fjalë.