Çfarë po ndodh rreth nesh > Bota

Moment historik: Vendi zyrtarisht lejon martesat mes të njëjtit seks!

Martesat mes të njëjtit seks sapo u aprovuan nga parlamenti australian, pas shqyrtimit të projektligjit nga Dhoma e Përfaqësuesëve.

Duket se të gjithë kanë votuar në favor të këtij vendimi javën e kaluar. Pritet që shumë shpejt diçka e tillë të kthehet në ligj pas aprovimit përfundimtar.  Rreth 12.7 milion njerëz morën pjesë në votimet rreth martesave homoseksuale, të cilat zgjatën për rreth 8 javë.

Australianët kudo në vend kanë nisur të festojnë për çështjen e cila ka qenë burim debatesh për vite me radhë. Pas këtij vendimi, Australia është vendi i 24-ët që lejon çiftet e të njëjtit seks të kurorëzojnë dashurinë në martesë.

Burimi: BBC

Artikuj të ngjashëm

. .