Çfarë po ndodh rreth nesh > Bota

E gjithë bota në ankth për vendimin e Trump: Thirrje e hapur për luftë!

Të gjithë liderat kundër tij

Lideri amerikan Donald Trump ka rrëzuar së fundmi politikën shumë vjeçare të SHBA-ve, duke njohur zyrtarisht Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, pavarësisht se e gjithë bota e paralajmëroi se ky veprim do të nxiste trazira mes izraelitëve dhe palestinezëve në Lindjen e Mesme.

Ndonëse vet Trump është shprehur se ky hap duhet të ishte ndërmarrë shumë më parë, pasi ka ngadalësuar proçesin e paqes, të gjithë janë kundër tij.

Të menjëhershme kanë qenë reagimet e liderave botërorë. Papa Françesku bëri gjithashtu thirrje për të shmangur tensione të tilla në botë. Nga ana tjetër presidenti francez Emmanuel Macron , është shprehur se Franca nuk e mbështet aspak lëvizjen dhe ka apeluar për qetësi. Palestinezët e kanë quajtur vendimin e tij si thirrje të hapur për luftë duke argumentuar se diçka e tillë do të hapë dyert e ferrit për interesat amerikanë në rajon.

Të vetmit që e kanë mbështetur vendimin e tij kanë qenë izraelitët të cilët i janë shumë mirënjohës Trump-it për momentin historik.

Burimi: BBC

Artikuj të ngjashëm

. .