Showbiz dhe TV > TV Mania

'Ndryshe nga 18 edicionet e tjera': Ç’kurdisën sonte Besi dhe Erioni?

Krahas Ardit Gjebreas, prezantuesit historik të “Kënga Magjike” këtë vit i janë bashkuar skenës edhe dy aktorët e humorit: Bes Kallaku dhe Erion Isaj. Që në hapjen e mbrëmjes, aktorët na e bënë me dije se do të jenë një pikë kyçe e këtij edicioni. Ja bënë madje me dijeni dhe vetë Arditit.

“Nuk u lodhe? Ke 18 vite që flet, thua të njëjtat gjëra.” tha Besi.

“Atëherë, ndryshe nga 18 edicionet e tjera...” vijoi Erioni duke na paralajmëruar se këtë herë është ndryshe.

Aktorët përmes humorit të tyre sollën në vëmendje tematika mjaft të prekshme për ne, siç është raporti me rrjetet sociale.

“Shkon në club. 2 metra cun, me 2 shampanja, 2 tribale, 2 pistoleta nxjerr telefonin edhe (gjuha jashtë)” ironizoi Besi.

Nëse dy bashkëprezantueset i pamë me kostum, Besi dhe Erioni u shfaqën me fustan, në rolin e dy konkurrenteve. U sajuan si u sajuan në skenë dhe me pas nuk ia kursyen ca batuta jurisë.

“Po ti Venera pse bën si e fortë ti. Apo ke burrin aty mbrapa.” i thanë artistes Venera Luami, pjesë e jurisë.

“Po ti Olti [Curri] pse nuk vdes të biem të gjithë rehat?” tha Besi.

Dhe në fund, një tjetër batutë për mbyllje.

“Shpallim çmimin dhe fiton Aurela Gaçeee” tha Besi.

Në fakt Gaçe nuk konkuron aspak këtë vit.

Artikuj të ngjashëm

. .