Showbiz dhe TV > TV Mania

E dimë, e dimë: Qeshi Sardi dhe qeshëm e u shkulëm të gjithë me të

Që kur Ardit Gjebrea postoi një video të Sardit, mezi presim që dikush ta bëjë atë për të qeshur dhe t’ia nisi me tingujt karakteristikë.

Dy aktorët e humorit, Erion Isai dhe Bes Kallaku po shkëmbenin batuta kur ja, veshët na dëgjuan një të qeshur të njohur. Sardi ?  

Kamera u fokusua te Dj Sardi dhe kishim patur të drejtë, i shumëprituri po qeshte. “Hahahaha”-ja e zgjatur shkuli së qeshuri gjithë skenën. Besi, i cili bashkë me Erionin ishin në rolin e dy vajzave konkurente i tha:

"Te shkosh në hotel me ty, ti bërtet më shumë se ne.”"

Tani vetëm presim, presim që ai të qeshë sërish!

Artikuj të ngjashëm

. .