Showbiz dhe TV > TV Mania

Vajzat e Anabel janë djallushet e Këngës Magjike: S’jemi këtu për fjalë të mira!

Nëse për çdo edicion të “Kënga Magjike” keni patur ca fjalë për të thënë, ca komente që maksimumi ia keni shkruar shoqes në WhatsApp apo e keni bërë objekt bisede në shtëpi, më në fund zëri juaj do të dëgjohet. Vajzat e Anabelit kanë menduar për ju.

“Nuk jemi këtu për fjalë të mira, ndaj do të na dëgjoni apo jo?” u shprehën ato.

Ndryshe nga lëvdatat e zakonshme, treshja është aty për të mos kursyer askënd. Vajzat do të përcjellin disa prej komenteve më pikante nga rrjetet sociale.

“Ardit, njëri prej komentuesve thotë se dukesh si kastravec.” tha Megi

“Si sallator.” e përforcon Genta.

“Po ku di unë o Ardit, ti s’më dukesh si sallator po kështu thotë komenti.” e mbulon disi Dea.

Kështu fërkojini mirë duart dhe vetëm prisni se ç’do të thonë. Ua shihni brirët dhe të qeshurën djallëzore?

Artikuj të ngjashëm

. .