Showbiz dhe TV > TV Mania

Arjola dhe Nevina përmbysin rendin: Femrat s’janë vetëm për bukuri në skenë!

Përherë femra është parë si një objekt që medoemos duhet të jetë i bukur. Në fakt vetëm kaq mjafton, ky është kriteri, bukuria. Edhe skenat e shumta televizive nuk i kanë shpëtuar dot kësaj ideje duke u dyndur historikisht drejt femrave të pashme, fustaneve apo minifundeve.

Pikërisht atëherë kur po prisnim një dalje të kësaj natyre të Arjolës dhe Nevinës, bashkëprezantuese të “Këngës Magjike” ato na habitën. Xhaketë në vend të dekoltesë dhe pantallona në vend të fundit.

Bes Kallaku fare pak sekonda, para daljes së tyre u shpreh siç do shprehej një pjesë e mirë e meshkujve:

“Mmmm do shohim forma.”

Vajzat patën për qëllim të tregonin se pamja nuk është gjithçka, se ishin aty për të thënë se të jesh femër nuk është vetëm çështje dukjeje, imazhi apo fiziku.

“Femra nuk është thjesht objekt zbukurimi. Ajo është edhe partnerja juaj.” tha njëra prej vajzave.

Artikuj të ngjashëm

. .