Mesa duket pritet të bëhemi shumë shpejt me një kartëmonedhë të re, fringo fare. Sot, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar kartëmonedhën e re me kurs ligjor 10 mijë lekë të reja.
Sipas BalkanWeb-it vendimi u mor sot dhe këtë herë e ka radhën Asdreni për të qenë imazhi i lekëve tona, konkretisht i 10 mijë lekshit. Krahas tij do të gjenden dhe vargje nga Himni Kombëtar “Rreth flamurit të përbashkuar/ me një dëshir’ e një qëllim”.
Më në fund portofoli s’do t’ju shpërthejë nga 5 mijë lekshat e rinj. Dy tre 10-she dhe mbyllni punë.