Një pjesë e mirë është e mendimit se fëmijët nuk duhet t’i përkëdhelësh shumë, por këtë mit të vjetër sapo e flaku tej një prej studimeve më të reja rreth prindërimit.
Një studim brazilian doli në përfundimin se nëse nuk do t’u qëndroni pranë fëmijëve, atëherë ata do të kenë tendencën të shkojnë drejt vetëvrasjes apo përdorimit të substancave të dëmshme. Kështu një prind autoritar është i barabartë me një fëmijë që do të përfshihet në telashe.
“Fëmijëve duhet t’u bëni me dijeni se është dikush aty që u ruan shpatullat, është dikush tek i cili mund të gjejë mbështetje. Dhe fatkeqsisht kjo ndodh rrallë.” Tha Prof. Keith King.
Juve nuk ua merr mendja, por fëmijët që nuk ia dalin dot me detyrat e shtëpisë, që nuk i kuptojnë dhe nuk kanë ku të kërkojnë ndihmë janë 7 herë më të rrezikuar të kryejnë vetëvrasje.
Burimi: Daily Mail