Botërori i Peshëngritjes po zhvillohet këtë fundjavë në Anaheim, Los Angeles dhe peshëngritësja shqiptare, Romela Begaj fitoi medaljen e artë në shkëputje.
Begaj garon në peshën deri në 69kg dhe i kaloi me sukes tre provat në stilin e shkëputjes me 103, 105 dhe 107kg. Në shtytje, sportistja ia doli mirë në dy provat e para me 125 dhe 128kg, por nuk realizoi dot ngritjen e tretë me 131kg.
Në përfundim në dygarësh, Begaj arriti 235kg, duke u shpallur nënkampione e botës. Një fitore vërtetë historike!