Keni shumë gjëra për të cilat të gëzoni, në muajin e ditëlindjes. Shumë planete kanë ardhur në shenjën tuaj- Dielli, Mërkuri, Afërdita, Saturni, dhe shumë shpejt edhe hëna e re e 18 dhjetorit, që do t’ju japin shumë kontroll mbi ngjarjet.
Gjërat do të përmirësohen akoma më shumë në fund të janarit, kur edhe Marsi do të hyjë në shenjën e Shigjetarit, për të qëndruar nga 26 janari deri më 17 mars. Ëshë hera e parë në dy vite që do ta keni Marsin në shenjën tuaj. Me të ardhur, Marsi do t’ju ndihmojë për të nisur apo mbyllur marrëdhënie në biznes, ashtu edhe në dashuri. Mund të jeni duke e pritur mezi nisjen e projekteve, por do t’ju duhet të prisni sepse nëse veproni tani, s’është koha e duhur.
Prej 3 dhjetorit deri më 22 dhjetor, Mërkuri do të jetë në prapavijë dhe ju do ta ndieni këtë periudhë më shumë se shumë shenja të tjera. Prapavija e Mërkurit sjell mungesën e vendosmërisë tek klientët dhe menaxherët, duke i ngadalësuar projektet dhe nuk është kohë e mirë për të firmosur kontrata, për të blerë produkte elektronike apo për të nxjerrë në treg një produkt apo një shërbim të ri- këto janë më e pakta. Shumë çifte mund të vendosin tani në dhjetor të fejohen dhe nëse edhe ju e merrni këtë vendim, bëjeni për vitin e ri, më 31 dhjetor, që të shmangni çështje më të vështira që do të hasni në fillim të muajit.
Hëna e re e 18 dhjetorit do të vijë me gjithë eskortë: Dielli, Mërkuri, Afërdita dhe Saturni, të gjithë në shenjën e Shigjetarit, që do të thotë shumë energji në shenjën tuaj. Planeti më i rëndësishëm do të jetë Saturni i mësimeve, që ju mëson të përballoni përgjegjësitë dhe ngarkesën e punës, si mënyra e vetme për të gjetur lumturinë.
Pas hënës së re të 18 dhjetorit, do t’ju duhet të merrni më shumë përgjegjësi mbi shpinë.
Mund të ndjeni se ju ka ardhur në majë të hundës me Saturnin gjatë tre viteve të fundit, se i keni marrë mësimet që duhet të merrni. Por ai ka ndërmend t’ju testojë edhe ca. Për ironi, Saturni do të largohet nga Shigjetari më 19-20 dhjetor për të mos u kthyer deri në 2044-ën. Një kthesë e papritur e fatit do të jetë hëna e re, që do të zgjasë efektin e Saturnit, ndaj do t’ju duhet të ndreqni edhe ca gjëra të tjera deri në fund të majit. Saturni ju ka bërë më të fortë, më të duruar, dhe më të aftë për të përballuar gjithçka ju sjell jeta.
Duhet të pranoni se keni mësuar shumë dhe se jeni krenarë për ato që keni arritur që prej ardhjes së Saturnit në dhjetor të 2014-ës. Por jeni shumë pranë ditës së bekuar, kur do të çliroheni prej Saturnit.
21 dhjetori nuk do të jetë dita e preferuar e askujt, pasi frikërat se po ngeleni pa para do t’ju stresojnë. Saturni do të ketë lëvizur drejt shtëpisë suaj të dytë të të ardhurave dhe do t’ju mësojë si të menaxhoni me zgjuarsi paratë që fitoni duke hequr shpenzimet e tepërta, duke bërë marrëveshje të volitshme dhe duke qenë realistë për sa shpenzoni, sa kurseni dhe sa investoni.
Në dashuri do të keni një kohë të mirë, sepse Afërdita do të jetë në shenjën tuaj nga 1 dhjetori deri më 24 dhjetor. Afërdita ju mëson vlerën që ka të mos përpjekurit më tepër se ç’duhet, vë në pah sharmin tuaj të lindur dhe i bën të tjerët të marrosen pas jush.
Dita kur do t’ju duhet të shmangni çdo ndërveprim romantik, pra të mos lini takime romantike, do të jetë 1 dhjetori, kur Marsi luftëtar do t’i kundërvihet Uranit në shtëpinë tuaj të dashurisë së vërtetë. Diçka që do të thoni apo do ta bëni me naivitet mund të krijojë një shkëputje të menjëhershme mes jush. Njerëzit pranë jush do të jenë goxha të ndjeshëm në këtë ditë, gjithashtu edhe ju.
Viti i ri sjell tranzicionin e hënës drejt shenjës së Binjakëve, kështu që lëreni partnerin t’ju drejtojë, sepse ashtu gjërat do të bëhen më interesante. Hëna e plotë do të jetë në kulmin e saj më 1 janar, kur një dhuratë e bukur do të hapet përpara syve tuaj.
Ky muaj do të jetë shumë i rëndësishëm, Saturni planeti juaj udhëheqës do të hyjë në shenjën e Bricjapit në 19 dhjetor. Gjatë 3 viteve të ardhshme ju do të angazhoheni në një projekt goxha të madh, për të arritur qëllimin që i keni vënë vetes prej kohësh. Do të merrni përsipër diçka që nuk e keni bërë më parë, por do të rezultojë kaq e suksesshme sa do ta ndryshojë jetën tuaj në mënyrën më fantastike të mundshme. Mund të martoheni, mund të bëni një bebush, të blini një shtëpi apo të rinovoni atë që keni tani. Secila nga këto arritje kërkon planifikim dhe aftësinë tuaj për tu përballur me të tilla përgjegjësi.
Muajin e ardhshëm e gjithë bota do të shohë një shtrirje të rrallë të 6 planeteve tek shenja e Bricjapit. Kjo do të ndodhë në hënën e re të 16 janarit me Diellin, Mërkurin, Afërditën Saturnin dhe Plutonin. Kjo ngjarje do ta bëj muajin Janar shumë të ndryshëm nga të tjerët dhe në qëndër të gjithçkaje po ndodh do të jeni ju.
Tani për tani, dhjetori do të shërbejë për të vëzhguar, planifikuar dhe reflektuar. Ke disa planete në shtëpinë tënde të 12-të e cila fokusohet tek gjithçka ndodh pas skene. Fokusi i këtij muaji do të jetë tek korrigjimi i vendimeve të gabuara që keni marrë në të kaluarën dhe projekteve të shkuara. Tani ndoshta nuk do të shihni gjithçka qartë kështu që mos u nxitoni t’i kundërpërgjigjeni çdo komenti që të tjerët thonë. Është mërkuri në prapavijë që i shkakton të gjitha këto. Në një farë mënyre kjo na prek të gjithëve. Sigurohuni që e dini mirë se ku është telefoni juaj gjatë gjithë kohës dhe jo vetëm.
Të gjitha pajisjet elektronike me vlerë që keni mbajini afër sepse do të jeni shumë i zënë dhe mund të shpërqendroheni lehtë. Mund të humbisni diçka për të cilën keni nevojë, kështu që bëni kujdes. Përpiquni të mos blini asnjë pajisje elektronike apo një makinë të re, të paktën deri në fund të muajit. Pazaret për dhurata do të jenë goxha sfiduese dhe do të mendoni gjatë për të surprizuar familjarët dhe miqtë tuaj. Hëna e plotë në 3 dhjetor do të sjellë një projekt të rëndësishëm, por Neptuni në kënd të vështirë mund t’ju nxjerrë disa pengesa, gjithsesi asgjë për tu shqetësuar.
Përsa i përket romancës, muajin tjetër (në të cilin do të jeni në qendër të gjithçkaje) do të shihni shumë ndryshime. Ky muaj, ndonëse është më pak dramatik se Janari do të sjellë avantazhin e të pasurit Marsin tek Akrepi, gjë e cila do të ndikojë në sektorin tuaj të miqësisë. Këto festa do t’i shijoni në maksimum pranë familjes dhe njerëzve tuaj të zemrës.
Do të keni gjithashtu një datë të veçantë, 27-të dhjetorin kur Marsi do të jetë në sinkron me Neptunin. Një pasdite dhe një darke romantike do t’ju bëjë të ndiheni më e dashuruar se kurrë. Hëna e plotë e 1 Janarit do të jetë në shenjën tuaj të kundërt, atë të Gaforres do të fokusohet tek lidhja në të cilën jeni përfshirë aktualisht. Disa prej Bricjapëve do të fejohen së shpejti, para se Viti i Ri të mbërrijë.
S’keni dikë në jetën tuaj? Shijojeni atmosferën plot drita me miqtë. Nëse jeni në një marrëdhënie lëreni partnerin të bëjë plane për të dy. Është bukur kur të surprizojnë, dhe mbi të gjitha kur ai/ajo ka ide interesante këtë vit.